Vrasja e Marvi Mihalit/ Nisin hetimin për prokurorin Lulo e gjyqtarët Pasho e Qorri

schedule20:02 - 30 Maj, 2018

schedule 20:02 - 30 Maj, 2018

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për prokurorin Artan Lulo dhe dy gjyqtarët e Gjykatës së Tiranës Sokol Pasho dhe Bedri Qorri.

ABC News ka mësuar se ky hetim është aktivizuar, paregjistrimit të kallëzimit penal të Pavli Mihali, babai i 21 vjeçarit  Marvi Mihalit, që u vra me thikë korrikun e kaluar në Tiranë, për një karikues celulari.

Babai i viktimës, Pavllo Mihali akuzoi dy ditë më parë nominalisht prokurorin Artan Lulo, se kundrejt pagesës liroi tre vrasësit e djalit të tij, duke zbutur akuzën në “moskallëzim krimi”.

Prokurorja e përgjithshme Arta Marku u angazhua që të caktohej një prokuror i ri për cështjen, Gjergji Tako, i cili riformuloi akuzën, për vrasje në bashkëpunim. Pas kësaj gjykata urdhëroi rikthimin në qeli të tre të pandehurve.   /abcnews.al