Vrasja e Marvi Mihalit, gjykata rikthen në burg 3 të rinjtë

schedule11:23 - 28 Maj, 2018

schedule 11:23 - 28 Maj, 2018

Gjykata e Tiranës ka vendosur të rikthejë në burg tre të rinjtë Eugen Bitraj, Marsel Alla dhe Kridens Alla. Ata janë 3 nga 4 autorët e dyshuar të vrasjes se 22-vjeçarit Marvi Mihali, një vit më parë në Tiranë. Në 11 Maj të këtij viti, kjo gjykatë vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për tre të akuzuarit e mësipërm, me akuzën “moskallëzim krimi”. Ndërsa Dejvi Bitraj, i akuzuar për vrasje u la në burg.

Por tashmë edhe për tre të rinjte e liruar ndryshon masa e sigurisë nga “detyrim paraqitje” në “arrest në burg” dhe pritet që ndaj tre të akuzuarve të lëshohen urdhër-arreste. Prokuroria ndryshoi kualifikimin e veprës penale për ta nga “moskallëzim krimi” në vrasje të kryer në bashkëpunim.

Lirimi i tre të akuzuarve për vrasjen e të riut Marvi Mihali në Tiranë, shkaktoi reagime të forta nga prindërit e tij si dhe nga qytetarë të ndryshëm në rrjetet sociale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!