Vrasja e Majollarit, Apeli lë në fuqi vendimin për Kastriot Gjuzin

schedule09:50 - 1 Gusht, 2019

schedule 09:50 - 1 Gusht, 2019

Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin për pushimin e hetimeve ndaj Kastriot Gjuzit, si i dyshuar për vrasjen e Mario Majollarit. Ai dyshohej se e kishte kryer këtë vrasje më 10 Prill të vitit të kaluar për hakmarrje.

Gjykata e Shkallës së Parë pushoi hetimet për Kastriot Gjuzin me kërkesë të Prokurorisë më 28 Maj. Ky vendim u erdhi me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës pasi nuk u gjetën prova të mjaftueshme që ta lidhin Gjuzin më vrasjen. Vrasja e 28-vjeçarit Marjo Majollari ka mbetur tashmë pa autor.

Fillimisht, Kastriot Gjuzi u dyshua se e ka ekzekutuar Majollarin për arsye hakmarrjeje, akuzë që nuk u faktua nga prokuroria. 18 vite më parë, babai i Marios, Avni Majollari, kishte ekzekutuar vëllain e Kastriot Gjuzit, Ilir Gjuzin si dhe shokun e tij Armando Nelaj, për vrasje të dyfishtë. Avni Majollari u dënua nga Gjykata e Tiranës me burgim të përjetshëm./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!