Vrasja e Madrit Ulqinakut në Elbasan, arrest me burg për autorët, Horgito Peqini pranon krimin, kërkon lirimin e bashkëpunëtorit

schedule09:55 - 25 Gusht, 2022

schedule 09:55 - 25 Gusht, 2022

Gjykata e Elbasanit ka  lënë në burg 17-vjeçarin, Horgito Peqinin dhe bashkëpunëtorin e tij Kaludio Sallufi, pasi akuzohen për vrasjen e 33 vjeçarit Madrit Ulqinakut.

Abcnews.al mëson se gjatë seancës së sotme Horgito ka marrë përsipër  aktin e vrasjes, ndërsa ka kërkuar të lirohet miku i tij.

LEXONI KËTU TË GJITHA ZHVILLIMET RRETH VRASJES SË MADRIT ULQINAKUT

 

Peqini dhe 33-vjeçari Sallufi kanë dalë në seancë për verifikimin e kushteve të masës së sigurimit të mbrojtur nga avokatë të caktuar kryesisht nga Gjykata.

Ndaj 17-vjeçarit rëndon akuza e vrasjes me dashje e kryer në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve.

Vrasja e Madrit Ulqinakut ka ndodhur  më datë  17 Gusht, kur Horgito Peqini së bashku me miqtë e tij për motive te dobëta është ndeshur me 33 -vjeçarin Madrit Ulqinaku.

Pas vrasjes ai u arratis.

Sipas policisë, arrestimi i Horgito Peqinit dhe mikut të tij Klaudio Sallufi ka  ardhur pas negocimeve me familjarët.

Horgito Peqini mbush 18 vjeç më 5 tetor dhe u asistua në seancë nga psikologia.

Për shkak të moshës, për veprën penale për të cilin akuzohet në bazë të nenit 76 të Kodit penal rrezikon nga 10 deri në 20 vjet burg, për shkak të moshës atij i përgjysmohet në 5 vjet deri 10 vjet burg dënimi nëse provohet vepra penale për të cilën akuzohet.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!