Vrasja e Lulzim Vishës/ Arma e përdorur nga autorët, e njëjtë me atë që u gjet në banesën e Eduart dhe Ervis Lamit

schedule10:03 - 27 Janar, 2025

schedule 10:03 - 27 Janar, 2025

Detaje të reja janë zbarduhur nga vrasja e Lulzim Vishës.

Hetuesit kanë dalë në përfundimin se gëzhojat që janë gjetur në vendin e ngjarjes përkojnë me armën që u gjet tek makina e djegur.

Gjithashtu arma që u gjet gjatë kontrollit në banesën e Eduart dhe Ervis Lamit, është i njejti model me armën që është kryer ekzekutimi i Lulzim Vishës, ndaj po punohet për krahasimin e të dy armëve nëse gjenden ngjashmëri.

Grupi hetimor po kryen hetime për gjetjen e gjurmëve në 15 gëzhojat që janë gjetur në vendin e krimit, por edhe gjurmë që janë gjetur në banesat e kontrolluara për të bërë krahasimin.

Sakaq kushëriri i Ervis Lamit teksa është marrë në pyetje nuk ka pranuar konfliktin me familjen Visha.

“Nuk kemi pasur konflikt me familjen e viktimës. Në dijeninë time nuk kemi pasur asnjë debat apo përplasje. Nuk e di për pjesëtarë të tjerë të familjes nëse kanë pasur konflikte me dy vëllezërit Visha. Por unë personalisht dhe nga ajo çfarë di unë nuk kemi pasur konflikte.”

Deri më tani Eduart dhe Ervis Lami akuzohen për armëmbajtje pa leje, megjithëse kontrolli në banesën e Lamit u zhvillua pas dyshimeve se dy kushërinjtë mund të kenë pasur konflikte me familjen Visha/./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!