Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e Liridonës/ “Kryhet nesër”, Prokuroria: Naim Murseli kishte borxh afro gjysmë milioni euro

schedule12:47 - 24 Nëntor, 2025

schedule 12:47 - 24 Nëntor, 2025

KOSOVË- Në Prishtinë është mbajtur seanca ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokalla, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Gjatë seancës për vrasjen e Liridona Ademajt, prokurorja Javorka Perlinçeviç ka propozuar që të administrohen edhe disa prova përfshirë ajo për borxhin që kishte i akuzuari për vrasjen, Naim Murseli.

Ajo ka treguar se vlera e borxheve që kishte Muresli ishte afër gjysmë milioni euro.

“369.968.77 euro [borxhi] dhe gjatë dëshmisë së vet të pandehurit, informata te cilat i ka dhënë hetuesve policorë, në njësinë e paraburgimit, ka pasur borxhe edhe ndaj personave fizikë në vlerë prej 106 mijë euro, që do të thotë se vlera e përgjithshme e borxhit të të pandehurit në mars të vitit 2024, kur është bërë analiza e gjendjes së tij financiare ka qenë 475,968,77 euro”, ka thënë Perlinçeviç.

Prokurorja gjatë administrimit të provave ka njoftuar edhe përgjigjen që kanë marrë nga shteti suedez lidhur me sigurimin jetësor të Liridonës.

“Dhe më tej pjesa tjetër është përgjigja e organeve kompetente të Mbretërisë së Suedisë, i cili na vërteton që nga ana e organeve të Suedisë, është pranuar një përgjigje që Liridona Murseli ka pasur një policë të sigurimit jetësor me fillim të vlefshmërisë 25 qershor 2022, në vlerën prej 3 milionë të kruneve suedeze, në të cilat nuk është cekur vazhduesi i përfitimit të sigurimit në rast të humbjes së jetës dhe në këto raste sipas ligjit, nëse nuk ka vartës pas vdekjes së saj, sipas ligjit më Suedi, shfrytëzuesi i policës do të ishte bashkëshorti”, është shprehur ajo.

Gjithashtu, sipas prokurores, në rrjetin social Whatsapp janë gjetur kontaktet ndërmjet Granit Plavës dhe Naim Murselit dhe sipas provave të gjetura, ato kontakte kanë filluar të zhvillohen nga 23 nëntori 2023 rreth orës 18:33 dhe kanë vazhduar me ditë të tëra deri më 24, 27, 28 nëntor 2023 dhe në datën kur ndodhi vrasja më 29 nëntor 2023.

Prokurorja theksoi se më 28 nëntor 2023, në orën 19:41, i pandehuri Murseli ka dërguar një mesazh tek Plava, ku shkruan “shok, sigurisht kryhet nesër…”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!