“Vrasja e Liridonës e llahtarshme”/ Sociologu: Gratë po vriten brenda familjes! Shoqëria shqiptare ka çeduar

schedule18:30 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 18:30 - 4 Dhjetor, 2023

“E llahtarshme dhe përtej tragjikes”, kështu e ka cilësuar sociologu Gëzim Tushe vrasjen e Liridona Ademaj, nga bashkëshorti i saj në Kosovë.

Socialogu gjithashtu solli në vëmendje raste të përsëritura të krimeve ndaj vajzave dhe grave, në Shqipëri e në Kosovë, duke nënvizuar se përballë ngjarjeve të tilla shoqëria shqiptare ka ceduar.

“Po jetojmë në një realitet ku në mënyrë të përsëritur po i shohim ngjarje të tilla.  Motivet e vrasjeve të krimeve të marrjes së jetesa së femrës në Shqipëri janë të ndryshme, por gjithashtu jemi edhe në një situatë ku reagimet e shoqërisë kanë ceduar kundër vrasjes së grave, kundër këtij mentalitet mesjetar. Ne Shqiptarët për fat të keq , zgjidhjen e konflikteve, bashkëshortore, apo të tjera i bëjmë në mënyrë të dhunshme, deri në marrjen e jetës duke justifikuar në forma të ndryshme. Ngjarja e Liridonës, është e llahtarshme, një krim i kryer me gjak të ftohtë, i planifikuar dhe me një maskim për t’u fshehur. Ajo që më bën përshtypje është fakti që organet kanë reaguar shpejt, pasi ngjarja është zbërthyer shpejt. Është çështje pasurie, apo xhelozie, përtej këtij fakti, në të gjitha konfliktet, në familje , martesë apo jashtë martese, zgjidhja e konflikteve me marrje jete, është një turp që për fat të keq e ka shoqëria shqiptare. E kanë edhe të tjerët, por krimet më të shëmtuar ndaj grave bëhen në terrenet tona. Ky rast është një mësim i madh dhe sot gratë dhe femrat shqiptare, po ‘vriten’ brenda familjes, pikërisht aty ku ato duhet të ndjehen të sigurta”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!