Vrasja e Liridona Ademajt, zgjatet afati i paraburgimit për tre të dyshuarit

schedule11:30 - 29 Dhjetor, 2023

schedule 11:30 - 29 Dhjetor, 2023

KOSOVË– Tre të dyshuarve për vrasjen Liridona Ademajt, përkatësisht Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, u është zgjatur afati i paraburgimi edhe për dy muaj. Lajmin për KosovaPress, e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve N.M, G.P, dhe K.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, ashtu që tre të pandehurve iu vazhdohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 31.12.2023 deri më datë 29.02.2024”.

Ngjarja ku mbeti e vrarë Liridona Ademaj është ndër më e rënda që ka ndodhur paslufte në Kosovë. Për vrasjen e saj është arrestuar edhe ish-bashkëshorti, Naim Murseli.

Naim Murseli, dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij Liridonës, duke i premtuar 30 mijë euro Granit Plavës që ta kryente vrasjen. Ndërsa, i arrestuari tjetër në këtë rast, Kushtrim Kokalla dyshohet për marrëveshje për të kryer veprën penale vrasja e rëndë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!