Vrasja e Liridona Ademajt/ Naim Murseli: Isha në dijeni se Granit Plava qëlloi me armë bashkëshorten

schedule21:34 - 26 Janar, 2024

schedule 21:34 - 26 Janar, 2024

Naim Murseli ka deklaruar se ka qenë në dijeni se Granit Plava ishte personi që qëlloi me armë zjarri për të vrarë bashkëshorten e tij Liridona Ademajn, mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit të shkuar.

Por, Murseli nuk e ka pohuar të ketë porositur vrasjen e saj, ndonëse e ka pranuar se është takuar me të dyshuarin për vrasje, Granit Plavën, në ditën kritike.
Dëshminë e plotë të Murselit për ngjarjen, dhënë hetuesve policorë më 1 dhjetor, e kanë siguruar mediat në Kosovë.

Murseli e ka pranuar se në ditën kritike është shoqëruar me Plavën. Thotë se atë ditë ia ka dhuruar Plavës paratë për blerjen e një arme.

Në ditën kritike unë isha ne Gjakovë për pune personale dhe rastësisht jam takuar me Granitin ku Kushtrimi i ka treguar se ku do te takohemi. Ne jemi takuar në Kramovik në rrugë dhe ai ishte kthyer tek vendi i punës dhe ai ka parkuar automjetin e tij ne atë lokacion tek pompa Eko ku punonte dhe ka vazhduar me mua me veturën time Land Rover me targat 07-669-CM ngjyrë e zezë, ku së bashku jemi nisur në drejtim të restorant Liqeni i Dukagjinit, por gjatë rrugës goma e veturës mu dëmtua dhe vazhduam për ta gjetur një gomister për ta rregulluar gomën, ku në afërsi të Dujakës hasëm në një autolarje dhe mekanik i fshatit i cili na ndihmoi për ta rregulluar gomën.

Personi i cili na ndihmoi e pyeti Granit Plava nëse është i interesuar për armë dhe ai i thotë ‘po vetëm dua ta shoh fillimisht’. Dhe i pëlqeu, por nuk kishte para me vete dhe mi kërkoj mua dhe unë ia dhashë 250 euro aq sa edhe ka kushtuar arma, nga aty pasi u rregullua goma më telefonon bashkëshortja dhe më tregon se ka mbërrit në Prishtinë pa dijeninë time. Unë nisem në drejtim të Prishtinës së bashku me Granitin por gjatë rrugës Graniti më kërkoi ta dërgoja në fshatin Kralan ku kishte për të marrë një veturë. Dhe, ndaras kemi vazhduar për në Prishtinë, ku ai me ka ndjekur mbrapa deri në afërsi të shtëpisë time, ku jemi barazuar me vetura dhe më ka thënë se unë tash e di çka bëj”, ka rrëfyer Naim Murseli

Derisa ka rrëfyer momentin e vrasjes, ai ka deklaruar se ndonëse e ka ditur se vrasësi ishte Granit Plava, nuk e ka besuar “në të vërtetë se Graniti do të kryejë veprimin e vrasjes”.

“Në afërsi të shtëpisë, Graniti doli i maskuar në rrugë me armë të drejtuar drejt nesh. Edhe pse isha ne dijeni për prezencën e tij unë asnjëherë nuk kam besuar në të vërtetë se Graniti do të marrë veprime për vrasje. I shokuar kam ndaluar, i kam çuar duart lart dhe i kam thënë bashkëshortes jepja krejt çfarë të kërkon dhe në një moment unë kam hapur derën time, pastaj derën e fëmijëve duke i thënë edhe bashkëshortes të largohet nga vetura. Në momentin që jemi larguar disa metra, kam dëgjuar një krismë por pa e parë se çfarë ndodhi”, ka shtuar Murseli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!