Vrasja e Liri Xhepës, policia ngre tjetër pistë hetimi

schedule16:24 - 15 Shkurt, 2019

schedule 16:24 - 15 Shkurt, 2019

Një ditë pas ekzekutimit të 49 vjeçares Liri Xhepa, e cila u gjet pajetë në zonën e liqenit të Sharrës, grupi hetimor po heton edhe një pistë të dytë për ekzekutimi e saj. Ngjarja dyshohet se mund të ketë si motiv dhe çështjet e pronësisë mbi një truall. Mes viktimës 49 vjecare dhe kunatit të saj Dashamir Xhepa mësohet se ka patur konflikte për një tokë që autori i dyshuar i ngjarjes pretendon se ia ka lënë vëllai para se të ndërronte jëtë nga kanceri. Viktima, Liri Xhepa, ka pasur edhe konflikte të mëparshme me kunatin, duke bërë edhe denoncime në polici për dhunë, por që më pas i ka tërhequr. Prej një kohe të gjatë, e ndjera Liri Xhepa dyshohet se ka patur dhe nje lidhje intime me Dashamir Xhepën. Në dijeni të lidhjes së tyrë kanë qenë edhe banorë të zonës. Pas krimit, uniformat blu nuk gjetën në shtëpi Dashamirin, i cili tashmë është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së 49-vjeçares./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!