Vrasja e liderit të Hamasit, presidenti palestinez: Akt frikacak dhe zhvillim i rrezikshëm

schedule08:11 - 31 Korrik, 2024

schedule 08:11 - 31 Korrik, 2024

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka dënuar vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh.

“Presidenti i Shtetit të Palestinës Mahmud Abbas dënoi ashpër vrasjen e kreut të lëvizjes Hamas, liderit të madh Ismail Haniyeh dhe e konsideroi atë një akt frikacak dhe një zhvillim të rrezikshëm. Shkëlqesia e tij u bëri thirrje masave dhe forcave të popullit tonë që të bashkohen, të jenë të durueshëm dhe të palëkundur përballë pushtimit izraelit”, thuhej në deklaratë, shkruan CNN.

Hamasi ka njoftuar vdekjen e udhëheqësit Ismail Haniyeh, i cili u vra në rezidencën e tij në Teheran në një bastisje nga Izraeli.

Grupi palestinez që kontrollon Gazën tha se Haniyeh “u vra në një sulm të pabesë sionist”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!