Vrasja e liderit të Hamas rrit frikën për përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme. Cilët janë skenarët e mundshëm

schedule14:36 - 31 Korrik, 2024

schedule 14:36 - 31 Korrik, 2024

Është rritur frika për përshkallëzimin rajonal nga vrasja e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniya, në Teheran, i cili ndodhej për inaugurimin e presidentit të ri të vendit, Massoud Pezeskian.

Hamasi e quajti atë një “sulm sionist kundër tij” në të cilin u vra edhe një nga truprojat e tij. Megjithatë, pak dihet aktualisht për rrethanat e sakta të ngjarjes.

Të gjithë kanë akuzuar Izraelin, i cili është zotuar të ndëshkojë të gjithë liderët e Hamasit pas sulmeve vdekjeprurëse të 7 tetorit. Gjatë së cilës u vranë 1200 persona, ndërsa 251 u morën peng,

Izraeli nuk komentoi lajmin për vdekjen e Haniya. Megjithatë, kjo ishte vrasja e dytë e profilit të lartë që i atribuohet Izraelit brenda pak orësh, pas një sulmi ajror në Bejrut që thuhet se vrau udhëheqësin më të lartë ushtarak të Hezbollahut, Fouad Shukr.

Vdekja e Haniya vjen gjithashtu vetëm dy javë pasi Izraeli shënjestroi numrin dy të Hamasit, shefin e tij ushtarak, Mohammed Deif, në Gaza.

Sipas mediave shtetërore iraniane, goditja kundër Haniya ndodhi rreth orës 2:00 të mëngjesit të së mërkurës në një strehë për veteranët e luftës në veri të Teheranit, ku Haniya po qëndronte për inaugurimin e Massoud Pezeskian.

Të dhënat e para tregojnë se ai dhe truproja e tij janë vrarë kur një raketë ka goditur banesën e tyre. Në këtë operacion, avionët izraelitë besohet se kanë lëshuar raketa jashtë hapësirës ajrore iraniane.

Agjencia shtetërore e lajmeve iraniane IRNA tha se Haniya u godit nga një “raketë e drejtuar nga ajri”. Vrasja, megjithatë, është duke u hetuar dhe rezultatet do të shpallen më vonë gjatë ditës së sotme, sipas një deklarate nga Korpusi i Gardës Revolucionare.

Disa javë pas sulmit të 7 tetorit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha publikisht se ai kishte udhëzuar Mossad-in agjencinë e inteligjencës izraelite, të vepronte kundër udhëheqësve të Hamasit kudo që të ndodheshin.

Siç vë në dukje BBC, fakti që goditja kundër Haniya nuk u krye në Katar, por brenda Iranit, mbështetësi kryesor i Hamasit, dërgon mesazhin  nëse vërtet Izraeli qëndronte pas sulmit, duke konfirmuar se ai është i aftë dhe i gatshëm për të vepruar edhe nën hundën e armikut të tij më vdekjeprurës.

Ismail Haniya udhëhoqi operacionet politike të Hamasit gjatë kohës që jetonte në mërgim në Katar, ndërsa konsiderohet si personi më i rëndësishëm nga pala palestineze për nxitjen e negociatave me Izraelin, si dhe shkëmbimin e pengjeve

Vrasja e Ismail Haniya vjen disa orë pasi Izraeli goditi Bejrutin  duke rezultuar në vdekjen e Muhsin Shukr, i njohur si Fouad Shukr, kreu i krahut operacional të Hezbollahut,  si hakmarrje për sulmin me raketa në territoret e pushtuara Lartësitë Golan të Izraelit gjatë fundjavës që vranë 12 njerëz, përfshirë fëmijë.

Në këtë këndvështrim, eliminimi i udhëheqjes fizike të dy organizatave brenda 24 orëve nga izraelitët “ngre frikën për konflikt të mëtejshëm në rajon” sipas rrjeteve ndërkombëtare të lajmeve, duke lënë të hapur mundësinë që edhe grupe të tjera të përfshihen në konfliktin dypalësh.

Sidomos kur konfrontimi midis Izraelit dhe Hezbollahut po përshkallëzohet.

Në të njëjtën kohë, për komunitetin ndërkombëtar, vrasja e Haniya privon delegacionin palestinez nga një bashkëbisedues i rëndësishëm, pasi Haniya ishte përgjegjës për operacionet politike të organizatës, duke qenë në Katar. Ai ishte një bashkëbisedues kyç si me ndërmjetësit nga pala Doha, ashtu edhe me delegacionin egjiptian, me kërkesën për lirimin e pengjeve, por edhe për armëpushim në Gaza.

Sipas informacioneve, edhe Shtëpia e Bardhë është në dijeni të vrasjes së Haniyas, e cila refuzon të komentojë menjëherë më tej zhvillimet e mësipërme, ndërkohë që pala izraelite pranon gjithashtu se humbja e Haniya-s “do të ketë një ndikim të rëndësishëm.” në negociatat në vazhdim, edhe nëse për izraelitët ai ishte një nga autorët kryesorë të sulmit të 7 tetorit.

Sipas CNN, “Vdekja e liderit politik të Hamasit Ismail Haniya është operacioni i parë i madh izraelit që nga 7 tetori”, megjithëse prillin e kaluar sulmet ajrore izraelite çuan në vrasjen e tre djemve dhe katër nipërve të tij.

Megjithatë, “kushdo që mendon se shënjestrimi i fëmijëve të mi gjatë bisedimeve të negociatave dhe përpara se të arrihet një marrëveshje se ata do ta detyrojnë Hamasin të dorëzohet ndaj kërkesave të tyre është iluzion,” tha Haniya në atë kohë.

Në emër të Autoritetit Palestinez, “Presidenti i Shtetit të Palestinës, Mahmud Abbas, dënoi ashpër vrasjen e kreut të lëvizjes Hamas, liderit të madh Ismail Haniya dhe e konsideroi atë një akt frikacak dhe një zhvillim të rrezikshëm.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!