Vrasja e liderit të Hamas, Irani shpall 3 ditë zie kombëtare

schedule14:21 - 31 Korrik, 2024

schedule 14:21 - 31 Korrik, 2024

Funerali i liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh do të mbahet të premten në Doha, Katar.  Të enjten, do të mbahet një ceremoni mortore për popullin në Teheran, pas së cilës arkivoli do të dërgohet në Doha për funeralin zyrtar.

Varrimi do të bëhet në Lusail. Sipas të njëjtit burim, raketa goditi rezidencën rreth orës 2:00 të mëngjesit, gjë që raportohet edhe nga media shtetërore e Iranit.

“Republika Islamike e Iranit ka shpallur tri ditë zie kombëtare pas martirizimit të Ismail Haniyeh”, tha qeveria iraniane në një deklaratë.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, u zotua për “ndëshkim të ashpër” ndaj Izraelit.

/abcnews.al