Vrasja e Konstandinos Kaçifa, SHÇBA nis verifikimet për Renean

schedule15:19 - 29 Tetor, 2018

schedule 15:19 - 29 Tetor, 2018

Pas vrasjes së 35-vjeçarit Kaçifa në Bularat gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka nisur verifikimin lidhur me zbatimin e proceduarave standarte nga efektivët e forcave Renea.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, ka nisur verifikimet për veprimet e policisë gjatë aksionit të Forcave Speciale RENEA në Bularat të Gjirokastrës, ku mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me efektivët, banori i këtij fshati Kostandinos Kaçifa. Drejtoria e standarteve profesionale ka bllokuar të gjitha procedurat e ndjekura nga efektivët dhe drejtuesit e forcave elitë Renea për të parë nëse është zbatuar sipas programit Plani Operacional i hartuar më herët në Policinë e Shtetit.

Po ashtu po kqyret nga SHCBA libri i raport-shpërbimit dhe më pas do të vendoset nëse do të ketë hetim për tejkalim kompetencash nga forcat Renea, dhe nëse u zbatua apo jo detyra në përmbushje të ligjit. Sipas njoftimit të policisë, efektivët jo vetëm që rrezikuan jetën e tyre, por të rrezikuar ishin edhe shumë banorë vendas e shtetas grekë që ishin të pranishëm në nder të ushtarëve helenë të rënë gjatë Lutës së Dytë Botërore, në luftën italo-greke.

Mesditën e së dielës uniformat blu sekuestruan rreth 31 gëzhoja dhe dy karikatorë të zbrazur pranë depos së ujit, në Bularat, vend ku u fsheh për disa orë dhe bëri rezistencë, 35-vjeçari Konstandinos Kaçifa. Më herët 35-vjeçari minoritar kishte qëlluar me katër plumba në drejtim të një automjeti të Policisë së Rendit pranë vendit ku po mbahej ceremonia përkujtimore por, fatmirësisht brenda nuk kishte asnjë efektiv blu.

Gjatë ndjekjes dhe më pas lokalizimt të 35-vjeçarit u kërkua edhe ndihma e repartit të specializuar Renea, të cilët mbërritën me helikoper në Bularat nga Tirana. Pas shumë përpjekjesh, ato i kanë bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet paqësisht, por Kaçifa ka hapur zjarr me arme duke rrezikuar jetën e efektiveve. Në këto kushte dhe për shkak të terrenit ku mundësia e mbrojtjes për forcat Renea ishte e ulët, mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit i riu që kishte edhe nënshtetësi greke. Për ngjarjen e Bularatit, ka nisur hetimet edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!