Vrasja e komisar Artan Cukut/ Kërkohet burg përjetë për Bledar Jambellin dhe bashkëpunëtorin e tij në krim

schedule14:17 - 3 Qershor, 2025

schedule 14:17 - 3 Qershor, 2025

Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me burg për jetë për Bledar Jambellin që akuzohet për porositjen e vrasjes së ish-drejtorit të policisë së Vlorës Artan Cuku, i njëjti denim u kërkua edhe për bashkëpunëtorin e tij, Kristaq Leci.

Ish oficeri i lartë i policisë, komisar Artan Cuku i vra në mbremjen e 8 prillit 2017 në Tiranë Ai u qëllua në hyrje të pallatit ku banonte, në një zonë të populluar të kryeqytetit. Jambelli e Leci akuzohen se kanë paguar Mikel Shallarin për vrasjen e Cukut.

Pas arrestimi Shallari vendosi të bashkëpunojë me Prokurorinë, duke treguar marrëveshjen që kishte mbyllur me Jambellin, për vrasjen e ish-drejtuesit të lartë të policisë, Artan Cuku.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!