Vrasja e Klodian Rashës, Hysi: Fëmijët kanë të drejtë të protestojnë, në këtë rast u përdorën

schedule20:10 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 20:10 - 15 Dhjetor, 2020

Nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi është shprehur se edhe fëmijët kanë të drejtë të protestojnë. Mirëpo, ajo thekson se në rastin e protestës për vrasjen e të riut Klodian Rasha nuk është e përshtatshme për të marrë pjesë fëmijët.

E ftuar në Radarin Informativ me Jonida Shehu. Hysi tha se PS nuk i ka përdorur asnjëherë fëmijët për tubime.

“Edhe fëmijët kanë të drejtë të protestojnë. Në rastin konkret kjo protestë nuk ka të bëjë me të drejtat e fëmijëve. E dyta PS në asnjëherë në protesta nuk ka përdorur fëmijë. Në rastin konkret ka pasur një veçori që fëmijët madje shumë të vegjël kanë qenë jo vetë në protestë por kanë qenë fëmijë që janë shtyrë për të ushtruar dhunë. Janë të shtyrë. Vetë përdorimi i fëmijëve është vepër penale. Ngjarjet në Shkodër, në krye kemi pasur një drejtuese politike. Në Tiranë ka pasur prezencë të ish deputetëve të LSI. Liderët kanë bërë thirrje. Thirrje ka bërë edhe presidenti i Republikës. Thirrje ka bërë edhe ish presidenti Berisha. Thirrje kanë bërë edhe lider të tjerë.

LEXO EDHE: “Vdekja e Klodian Rashës aksidentale”, Hysi: Ky term mund të shmangej

Thirrje për minorenët nuk kanë bërë. Në një protestë ku ke qytetarë dhe në rresht të parë vë fëmijët. Në moshën e përgjegjësisë penale, një fëmijë ka një kauzë. Unë e kuptoj që një i ri proteston. Por nëse ju dhe unë do të ishim në protestë nuk do të kishim lejuar që të kishim fëmijë përpara”, tha ajo.

E pyetur për përdorimin e gazit lotsjellës dhe shoqërimet e të miturve, Hysi tha se për këta të fundit nuk janë bërë veprime në komisariate, por janë thirrur prindërit.

“Janë veprime të policinë në një turmë ku ka edhe të mitur. Duhet të dallojmë dy kategoritë e personave që kanë përgjegjësi penale. Dhe personat nën moshën 14 vjeç. Që ditën e parë që ka pasur shoqërime unë kam bërë telefonata me drejtues të policisë sesi trajtohen fëmijët nën 14 dhe me ata nuk ka pasur veprime, janë thirrur prindërit”, u shpreh ajo. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!