Vrasja e kinematografes, Alec Baldwin do të përballet me akuzën “vrasje nga pakujdesia”

schedule17:44 - 19 Janar, 2023

schedule 17:44 - 19 Janar, 2023

Aktori Alec Baldwin është marrë i pandehur për vrasjen në shehin e xhirmit të kineastes Halyna Hutchins. Baldwin do të përballet me akuzat për “vrasje nga pakujdesia”.

Baldwin ishte duke bërë prova të një skene për filmin perëndimor ‘Rust’ një fermë pranë Sante Fe, New Mexico në tetor 2021, kur ai qëlloi për vdekje nga pakujdesia kinematografen.

Hannah Gutierrez Reed, armatorja e filmit, do të akuzohet gjithashtu për vrasje të pavullnetshme.

Asnjëri nuk ka komentuar mbi akuzat.

Të enjten, prokurorja e qarkut e Santa Fe, Mary Carmack-Altwies njoftoi në një deklaratë se do të ngriheshin akuza kundër çiftit deri në fund të muajit, shkruan CNN.

“Aktori dhe producenti Alec Baldëin dhe armatura Hannah Gutierrez-Reed do të akuzohen secili për dy akuza për vrasje të pavullnetshme. Pas shqyrtimit të plotë të provave… kam konstatuar se ka prova të mjaftueshme. Në orën time, askush nuk është mbi ligjin dhe të gjithë meritojnë drejtësi,”, thuhet në deklaratë”, tha ajo.

Dyshja përballet me 18 muaj burg dhe 5000 dollarë gjobë nëse shpallen fajtorë. Ata do të gjykohen nga një juri, thanë prokurorët.

Regjisori i filmit Joel Souza u plagos gjithashtu në të shtënat, por prokurorët thanë se nuk do të ngrihej asnjë akuzë në lidhje me këtë.

Pas të shtënave, Baldwin tha se arma kishte shkrepur gabimisht. Ai shtoi se nuk e ka tërhequr këmbëzën në armë dhe nuk ka qenë në dijeni që ajo ishte e mbushur.

“Nuk e di se çfarë ndodhi në atë set. Nuk e di se si arriti ai plumb në atë armë. Nuk e di,” tha ai në dhjetor 2021.

Hutchins u qëllua dhe u vra më 21 tetor 2021 gjatë një skene ku Baldwin përdori një armë që ishte e mbushur me fishekë të vërtetë në vend të bedeleve, gjë që është kundër standardeve të filmit të Hollivudit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!