Vrasja e Kasmit/Greku kërkon të lirohet

schedule10:24 - 10 Shkurt, 2018

schedule 10:24 - 10 Shkurt, 2018

Efthimious Efthimiou, shtetasi grek i arrestuar për vrasjen e Devi Kasmit mbrëmjen e 29 janarit në Tiranë kërkon të lirohet nga paraburgimi. Përmes avokatit të tij, Saimir Vishaj, ai ka kundështuar në Apel vendimin e Gjykatës së Tiranës, që caktoi për të masën e sigurisë “arrest në burg”. Në ankim, Visha shprehet se prokuroria nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme që provojnë përfshirjen e klientit të tij në ngjarje. Sipas tij, Efthimiou nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. I njëjti fakt është pohuar pas arrestimit dhe në gjykata nga vetë i dyshuari.

Në lidhje me vrasjen e Devi Kasmit deri më tani janë arrestuar pesë persona, ndësa një tjetër është në kërkim nga policia. Sipas prokurorisë së Tiranës, shtetasi grek ka pasur rolin e ekzekutorit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!