Vrasja e kandidatit për president të Ekuadorit, SHBA ofron pesë milionë dollarë për informacione  

schedule12:48 - 29 Shtator, 2023

schedule 12:48 - 29 Shtator, 2023

Shtetet e Bashkuara ofrojnë pesë milionë dollarë për informacione që do të çonin në arrestimin e përgjegjësve për vrasjen e kandidatit për president të Ekuadorit, Fernando Villavicencio, njoftoi Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin popullin e Ekuadorit dhe të punojnë për të sjellë para drejtësisë individët që kërkojnë të minojnë proceset demokratike,” tha Blinken.

Villavicencio, një ish-deputet dhe gazetar kundër korrupsionit, u qëllua për vdekje në Quito më 9 gusht, më pak se dy javë përpara zgjedhjeve presidenciale.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!