Vrasja e Jan Prengës, Hoxha: Paratë e drogës që nuk u kthye do sjellin “luftë” mes palëve

schedule17:45 - 1 Qershor, 2020

schedule 17:45 - 1 Qershor, 2020

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje nga hetimet për ngjarjen e 17 shkurtit ku u rrëmbye në qendër të Kamzës Jan Prenga.

Hoxha tha se ka pasur tentativa për të bindur autorët e dyshuar për të bashkëpunuar me autoritetet, por kanë rezultuar pa sukses.

Ai u shpreh se autoritetet britanike janë treguar të rezervuar me detajet e dosjes duke mbajtur informacione sekrete ndërsa shtoi se një pjesë e lëndës narkotike që solli përplasjet mes grupeve mund të jetë kthyer në para që do të shpenzohen në “luftë” në të ardhmen.

“Hetimet vazhdojnë. Ka pasur tentativa për bashkëpunëtorë me autoritete brenda grupit. Nuk është bërë e mundur dhe është e çuditshme që të shkojë kaq gjatë. Ai është një hetim shumë i gjerë që ka kalua edhe hapësirën e Shqipërisë.

Është kërkuar informacion. Është vërejtur diçka tjetër. Britanikët nuk janë treguar shumë bashkëpunues dhe shumë informacione i mbajnë sekrete. Nga 260 kg 1/3 e lëndës narkotike nuk u dorëzua kurrë dhe sot mund të jetë kthyer në para që mund të shpenzohen në një luftë mes palëve.

Autoritetet tona i çojnë hetimet deri në fund. Nuk mund të presim pafundësisht një hetim derisa ajo harrohet dhe dëshmitarët që duan të flasin ndërrojnë mendje mbrapa. Që pas asaj ngjarje kanë ndodhur ngjarje të tjera duke e zbehur rrëmbimin”, deklaroi Artan Hoxha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!