Vrasja e ish-deputetit Ujka, Gjykata e Shkodrës liron nga burgu autorët e dyshuar

schedule13:07 - 11 Janar, 2022

schedule 13:07 - 11 Janar, 2022

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër këtë të martë ka liruar nga burgu autorin e dyshuar të vrasjes së ish-deputetit Pashko Ujka, shtetasin Kristjan Kelmendi dhe bashkëpunëtorin e dyshuar të tij shtetasin Marjan Kola.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në vendimin e sotëm gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për këta dy shtetas.

Gjykata ka administruar një provë të re, pikërisht një video ku përmes të cilës pretendohet se autori i dyshuar i vrasjes së ish-deputetit dhe bashkëpunëtori i dyshuar ditën e ngjarjes kanë qenë në Kosovë.

Pas kësaj video që është marrë si provë gjykata vendosi ti lirojë duke lehtësuar masën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Ngjarja ndodhi më 29 nëntor në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, kur 64-vjeçari po lëvizte më këmbë me bashkëshorten e tij. dyshohet se Ujka është qëlluar me selenciator. Në dëshminë e saj bashkëshortja ka thënë se ai ra menjëherë në tokë.

64-vjeçari mori një plagë në shtyllën kurrizore. Ai ndërroi jetë në spital, pasi ishte futur në sallën e operacionit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!