Vrasja e Hekuran Billës, qelizat telefonike vendosin fatin e të dyshuarve

schedule15:54 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 15:54 - 4 Dhjetor, 2020

Glidona Daci

Gjashtë muaj pa ekzekutimit të Hekuran Billës, prokuroria nuk ka ende në dorë provën shkencore që do të përcaktojë fatin e 3 të dyshuarve si autorë. Organi i akuzës prej më shumë se dy muajsh është në pritje të raportit të kompanive telefonike.

Ende ato nuk kanë dorëzuar tabulatet telefonike të akuzuarve: Viktor Marku, Sebastian Mali dhe Adiola Lakra. Një tjetër provë e rëndësishme janë dhe qelizat e celularëve mbi vendndodhjen e këtyre tre personave në momentin e ekzekutimit.

Dhe pse kanë kaluar 6 muaj ABC mëson se grupi hetimor ende nuk ka këqyrur të gjitha pamjet e kamerave.

Pamjet e tyre pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Tre të arrestuarit nuk i kanë pranuar akuzat si autorë dhe bashkëpunëtorë në ekzekutimin e 40-vjeçarit Hekuran Billa. Prokuroria dyshon se Viktor Marku, menjëherë pas ngjarjes u largua drejt Mali të Zi, atje dhe ku u prangos.

Ai ka theksuar se ka qenë në vendin fqinj në kohën kur ndodhi ngjarja. Por nëse qelizat e celularit do të faktojnë të kundërtën, alibia e Vikotr Markut, do të rrëzohet.

Prokurori dyshon se Viktor Marku, në bashkëpunim me nipin e tij, Sebastian Mali e ekzekutuan 40-vjeçarin në shenjë hakmarrje, pasi Hekuran Billa, në vitin 2006, kishte vrarë në Angli Prel Markun, vëllain e Viktorit.

Ndërsa Adiola Lakra dyshohet se ka bashkëpunuar me Sebastian Malin për ta nxjerrë në pritë Billën. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!