Vrasja e gruas shtatzënë në Kosovë, flet motra: Ish-bashkëshorti mbante armë e thikë në shtëpi, pas ndarjes motra jetonte me babin

schedule21:17 - 30 Nëntor, 2022

schedule 21:17 - 30 Nëntor, 2022

Mbarë opinioni në Kosovë e Shqipëri është tronditur nga vrasja e tragjike e 35-vjeçares shtatzënë në Prishtinë, e cila u vra mbrëmjen e sotme në oborrin e maternitetin nga ish-bashkëshorti i saj.

Mediet në Kosovë raportojnë se viktima jetonte me babanë e saj që kur u nda nga bashkëshorti.

Motra e viktimës ka thënë për T7 se 35-vjeçarja dhe autori kanë pasur probleme edhe më herët dhe se partneri i motrës mbante gjithmonë armë dhe thikë në shtëpi.

Sipas motrës, viktima është ndarë me ish-bashkëshortin me ndihmën e policisë./abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!