Vrasja e gruas në Kosovë, Presidentja Osmani shpall të mërkurën ditë zie kombëtare

schedule15:06 - 16 Prill, 2024

schedule 15:06 - 16 Prill, 2024

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani shpalli ditën e mërkurë, 17 prill, ditë zie kombëtare pas vrasjes edhe të një gruaje tjetër nga bashkëshorti brenda pak ditësh.

Dyshohet se autor është i vrasjes së gruas është bashkëshorti i saj, i cili ka pranuar autorësinë para policisë. Sipas policisë autori i dyshuar është arrestuar, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar se vrasja ka ndodhur me armë zjarri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!