Vrasja e gjyqtares Hafizi/Dosja i kalon Gjykatës së Shkallës së Parë

schedule13:44 - 29 Mars, 2018

schedule 13:44 - 29 Mars, 2018

Gjykata për Krimet e Rënda shpall moskompetencë për gjykimin e Fadil Kasemit, të akuzuarit për vrasjen e ish-bashkëshortes, gjyqtares, Fildes Hafizi. Deklarimi i moskompetencës u artikulua në seancë nga avokatët e Kasemit. Në zbatim të vendimit, dosja penale në ngarkim të Kasemit do t’i dërgohet Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë.

Kërkesa u motivua me vendimin e Gjykatës së Lartë të datës 16 mars 2018, i cili argumenton se Krimet e Rënda janë kompetente vetëm për gjykimin e veprave penale nën juridiksionin e SPAK.

Gjyqtarja Fildez Hafizi u ekzekutua me armë brenda në makinën e saj në fund të gushtit të vitit të kaluar nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasemi. Krimi i rëndë familjar, si pasojë e të cilit ngelën jetim dy fëmijë, ndodhi për shkak se i pandehuri nuk e pranonte dot divorcin me ish-gruan, e cila punonte si anëtare e trupës të gjykatës së rrethit Shkodër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!