Vrasja e gjyqtares/Dështon seanca e parë për Kasemin

schedule15:05 - 9 Shkurt, 2018

schedule 15:05 - 9 Shkurt, 2018

Gjykata për Krimet e Rënda u detyruar të shtyjë seancën e parë të gjykimit ndaj Fadil Kasemit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildez Hafizi. Shkak u bë mungesa e avokatëve mbrojtës dhe kërkesa e Kasemit për t’i pasur ata në proces. Ndërkohë në sallën e gjyqit ishte edhe Klodian Tafa, si palë e dëmtuqar,  personi që Kasemi akuzohet të ketë marrë peng për disa minuta para se të dorëzohej në polici. Për seancën e radhës, e caktuar në 16 shkurt, gjykata do të njoftojë të jenë pranishëm në seancë edhe të dëmtuarit e tjerë nga vepra penale, kujdestaren e fëmijëve të Kasemit, si edhe prindërit e gjyqtares së vrarë. Gjyqtarja Fildez Hafizi u vra me armë zjarri në automjetin e saj në 31 gusht 2017 në zonën e “Xhamllikut” në kryeqytet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!