Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e George Floyd: Sheshe të mbushura dhe mesazhe nga futbollistë, si po proteston Europa

schedule12:55 - 1 Qershor, 2020

schedule 12:55 - 1 Qershor, 2020

Ndërsa zemërimi dhe dhuna kanë shpërthyer në rrugët e Shteteve të Bashkuara pas vrasjes së George Floyd, protesta vjen paqësisht në Europë.

Parada në Berlin, Kopenhagen dhe Londër por në kryeqytetin britanik, demonstratat në Sheshin Trafalgar u ndaluan sepse demonstruesit nuk respektuan rregullat për distancimin shoqëror.

Në Bundesligën gjermane Marcus Thuram Jr , sulmuesi francez u gjunjëzua pasi shënoi, duke i kushtuar golin e tij Floyd .

 

Mesfushori amerikan Weston McKennie kishte një shënim në krahun e tij ku lexonte: “Drejtësi për George”.

Në Kopenhagen protestuesit dolën në rrugë për të protestuar: “Nuk ka paqe pa drejtësi”. Disa njerëz u mblodhën jashtë ambasadës amerikane duke kërkuar drejtësi për Floyd dhe duke treguar solidaritet me protestuesit amerikanë.

Dje në Berlin rreth 2,000 njerëz u mblodhën para ambasadës amerikane, pranë Portës së Brandenburgut,  me pankarta në duar : “Drejtësi për George Floyd” dhe “Nuk mund të marr frymë”

Britania e  Madhe apeloi ndryshe: “Nëse nuk mund të merrni pjesë në protesta, ju lutemi gjunjëzohuni në vendin ku jeni në solidaritet me Floyd. Ne duam të bëjmë presion ndaj qeverisë amerikane dhe të tregojmë se ky është një problem i gjithë botës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!