Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit, zbardhet sa vite burg kërkon SPAK për të akuzuarit

schedule15:33 - 17 Shkurt, 2023

schedule 15:33 - 17 Shkurt, 2023

SPAK ka lexuar pretencën për të akuzuarit për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012 në Elbasan, të cilët u ekzekutuan në shtëpinë e tyre në 15 gusht 2012.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija ka mësuar se SPAK ka kërkuar për të akuzuarit nga 6 vite deri te burgimi i përjetshëm”

  • Për Ardian Çapjan- burgim i përjetshëm
  • Florenc Çapja -25 vjet
  • Olsi Leku – burgim i përjetshëm
  • Ervis Bardhi – 6 vjet (bashkëpunëtor i drejtësisq)
  • Klajdi Dokol -20 vjet
  • Etien Cani -20 vjet

Si ndodhi ekzekutimi i babë e bir 8 vite më parë! Beqiri një ndër personat që vranë Sokol Çapjan

Gentian dhe Nezir Beqiri u ekzekutuan në shtëpinë e tyre në 15 gusht 2012, nga Jorgo Leku në bashkëpunim me Etien Canin. Ata ishin paraqitur në shtëpinë e Nezir Beqirit si miqtë e djalit, Gentianit i cili ndodhej i paralizuar dhe në arrest shtëpie, pas një përplasje me policinë pasi ishte në kërkim për një tjetër ngjarje të rëndë të ndodhur në Elbasan.

Etien Cani bashkë me Lekun, shkuan në shtëpinë e shokut të tyre Gentian Beqiri, duke përshëndetur policët e vendosur në hyrje të pallatit për të mbikëqyrur Nezirin. Ishte babai i shokut të tyre ai që i hapi derën pasi njohu shokët e djalit. Në atë moment Cani qëlloi me armë ndaj Beqirit duke e lënë të vdekur në vend.

Policia ka dy pista për vrasjen e Beqirit. E para është ajo e motiveve të dobëta pasi Cani dyshonte se Gentian Beqiri i kishte ngacmuar të dashurën. Pista tjetër është ajo e hakmarrjes së vjetër me Çapjat, pasi Gentian Beqiri ishte një ndër tre personat që ekzekutuan Sokol Çapjan në një lokal në dhjetor 2005 në Elbasan duke çelur kështu serinë e hakmarrjeve mes familjeve në këtë qytet.

Pas Beqirit disa vite më vonë u ekzekutua në Elbasan, vëllai i tij Astrit Beqiri. Ai u gjet i vrarë pranë një karburanti në prill të vitit të shkuar në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan. Policia nuk ka ende të dyshuar për vrasjen, por dyshimet e para të tyre lidheshin me një gjakmarrje./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!