TIRANË- Asnjëri prej të arrestuarve nga policia për vrasjen e Gentian Bejtjas nuk ka pranuar të bashkëpunojnë me hetuesit. Ata nuk kanë pranuar të japin detaje të personave të tjerë të përfshirë në krim.
Makina e autorëve pasi është identifikuar nga kamerat e sigurisë është gjurmuar nga hetuesit në afërsi të zonës së Lundrës në një lavazh, ku Edison Haxhiu e ka dërguar për ta larë në mënyrë që të fshinin gjurmët, por është ndërhyrë menjëherë nga policia dhe është arrestuar.
Ish-polici i Burgjeve, Gentian Bejtja u ekzekutua pasditen e 15 marsit brenda rrethimit të banesës së tij në Larushk të Fushë-Krujës. Të arrestuarit për këtë ngjarje kriminale janë Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu/ abcnews.al