Vrasja e gazetarit saudit, arrestohet në Paris autori i dyshuar

schedule17:19 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 17:19 - 7 Dhjetor, 2021

Kanë kaluar më shumë se tre vjet nga vrasja e gazetarit saudit të Washington Post, Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll, dhe rasti i shumëpërfolur i trillerit diplomatik po zbulohet gjithnjë e më shumë.

Sipas zhvillimeve të fundit, autoritetet franceze arrestuan një nga autorët e dyshuar të vrasjes, në aeroportin “Charles de Gaulle” në Paris, pak para se personi të hipte në  avion për në Riad.

Sipas medias franceze të radios RTL, i arrestuari është ish-anëtar i gardës mbretërore të Arabisë Saudite. Ai besohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e gazetarit në tetor 2018 në Stamboll. g.v/abcnews.al