Vrasja e gazetarit në Liban, ushtria izraelite: Ngjarja ndodhi në një zonë luftarake aktive

schedule10:37 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 10:37 - 8 Dhjetor, 2023

Ushtria izraelite ka thënë se incidenti ku u vra gazetari i Reuters në Liban është nën shqyrtim por pretendoi se ndodhi në një “zonë luftarake aktive”. Reuters raportoi se gazetari i tij, Issam Abdallah, u vra nga një sulmet e një tanku izraelit më 13 tetor.

Gjashtë reporterë të tjerë u plagosën gjithashtu pasi Izraeli hodhi dy predha radhazi, ndërsa gazetarët po filmonin granatimet ndërkufitare. Pa adresuar drejtpërdrejt vdekjen e Abdallah, në deklaratën e ushtrisë thuhet se luftëtarët libanezë të Hezbollahut kishin sulmuar përtej kufirit dhe forcat izraelite hapën zjarr për të parandaluar një infiltrim të dyshuar të armatosur.

“Një incident përfshin gjuajtjen e një rakete antitank, e cila goditi gardhin kufitar pranë fshatit Hanita. Pas lëshimit të raketës antitank, u ngritën shqetësime për infiltrimin e mundshëm të terroristëve në territorin izraelit. Në përgjigje, IDF përdori zjarr artilerie dhe tankesh për të parandaluar depërtimin. IDF është në dijeni të pretendimit se gazetarët që ishin në zonë u vranë. Zona është një zonë luftarake aktive, ku ndodhin zjarr aktiv dhe të qenit në këtë zonë është e rrezikshme. Incidenti aktualisht është në shqyrtim.“, thuhet në deklaratën e IDF./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!