Vrasja e gazetarit, Mohammed bin Salman kërkon ekzekutimin e ish-zyrtarit të inteligjencës

schedule09:58 - 7 Gusht, 2020

schedule 09:58 - 7 Gusht, 2020

Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman është akuzuar për dërgimin e një skuadre në Kanada për të vrarë një ish zyrtar të inteligjencës saudite. Saad al-Jabri ishte planifikuar të ekzekutohej menjëherë pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në Turqi,  sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura në SHBA, raporton BBC.

Jabri, një veteran i qeverisë së Arabisë Saudite, qëndroi në internim për tre vite. Ai ka qenë në mbrojtjen e truprojave privatë në Toronto.

Sipas dokumentave gjyqësore, komploti dështoi pasi agjentët e kufirit kanadezë  arritën të identifikonin  vrasësit ndërsa u përpoqën të hyjnë përmes Aeroportit Ndërkombëtar Pearson të Torontos. Jabri, 61 vjeç, shërbeu si “urë lidhëse” mes MI6 (Shërbimi i Inteligjencës Sekrete) të Britanisë së Madhe dhe agjencive të tjera spiune në Arabinë Saudite./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!