Vrasja e gazetarit grek, në duart e policisë një video që tregon lëvizjet e ekzekutorëve

schedule20:51 - 10 Prill, 2021

schedule 20:51 - 10 Prill, 2021

Autoritetet greke duket se kanë në dorë një video që tregon autorët që i morën jetën gazetarit grek të kronikës George Karaivaz. Sipas mediave greke, një kamera sigurie ka filmuar autorët që ndodheshin diku rreth 300 metra nga vendi ku u ekzekutua George Karaivaz.

Nga lëvizjet e tyre duket se dikush i njofton se makina e gazetarit po afrohet.

Ajo që mbetet për t’u gjetur nga oficerët është nëse ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë në krim. Pra nëse autorët kishin njerëz që informonin ekzekutorët për lëvizjet e Karaivaz , ose nëse ekzekutorët kishin në vendosur në automjetin e  tij ndonjë  pajisje GPS.

Nga faktet që janë bërë të njohura deri më tani, duket se dy ekzekutorët kishin planifikuar në detaje mënyrën në të cilën do të ekzekutonin gazetarin grek ndërsa ndiqnin lëvizjet e tij të përditshme. Sipas të njëjtit raport, oficerët që morën përsipër çështjen e dinë rrugën e tyre të arratisjes pas vrasjes.

Gazetari grek mori 10 plumba në trup nga dy autorët e krimit në momentin që po dilte nga automjeti dhe po shkonte për në banesë, të premten pasdite. sb/abcnews.al/