Vrasja e gazetarëve nga rusët në Ukrainë, reagon ashpër SHBA

schedule17:05 - 16 Mars, 2022

schedule 17:05 - 16 Mars, 2022

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i konsiderojnë krime lufte vrasjen e gazetarëve në luftën në Ukrainë nga forcat ruse.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinke, ka reaguar ashpër pas vrasjes së dy gazetarëve në Ukrainë nga ana e ushtrisë ruse, ndërsa raportonin lajmet.

Blinken deklaroi se SHBA po e ndjek me shumë vëmendje situatën, duke konsideruar vrasjen e gazetarëve dhe të civilëve si krim lufte.

“Ne po shikojmë shënjestrimin që forcat ruse po bëjnë, duke përfshirë nëse ato synojnë qëllimisht civilë, gazetarë apo dikë tjetër”, tha ai në një intervistë për NPR.

Ai theksoi se SHBA po dokumenton gjithçka dhe po ndjek me vëmendje çdo agresion rus në Ukrainë.

“Kjo është diçka që ne po e shikojmë me kujdes, po e dokumentojmë. Të tjerët po e shikojnë këtë. Synimi i qëllimshëm i civilëve, gazetarëve dhe të tjerëve do të përbënte një krim lufte”, tha ai.

Blinken tha se bota “po sheh gazetarë në përplasje, njerëz që bëjnë punën e tyre për të sjellë të vërtetën në botë”.

Të paktën tre gazetarë janë vrarë duke mbuluar luftën në Ukrainë gjatë disa ditëve të fundit, Pierre Zakrzewski, Oleksandra Kuvshynova dhe Brent Renaud, dhe të paktën dy janë plagosur rëndë. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!