Një nga tre të akuzuarit për vrasjen e gazetares investigative Daphne Caruana Galizia në Maltë në 2017 është dënuar me 15 vjet burg pasi u deklarua fajtor.
Galizia u vra në Maltë më 16 tetor 2017 në një sulm me makinë bombë dhe vrasja e saj tronditi vendin.
Vincent Muscat pranoi përfshirjen në krimin e rëndë. Muscat është një nga tre personat e akuzuar për vendosjen e bombës por fillimisht ishte deklaruar i pafajshëm dhe mendohet se ai mund të ketë arritur në një ujdi për pranimin e fajit me Prokurorin e Përgjithshëm.
Dy të pandehurit e tjerë, vëllezërit George dhe Alfred Degiorgio, të cilët janë gjithashtu në të 50-at e tyre, ishin gjithashtu në sallën e gjyqit të Martën, por nuk folën.
Dyshimet janë se vrasja e gazetares malteze ishte urdhëruar nga figurat më të larta të shtetit të Maltës. /abcnews.al