Vrasja e Gaxhës, Prokuroria firmos një tjetër urdhër ndalimi

schedule22:17 - 1 Nëntor, 2018

schedule 22:17 - 1 Nëntor, 2018

Prokuroria e Tiranës ka firmosur një tjetër urdhër ndalimi në lidhje me ngjarjen e 4 tetorit në një lokal në zonën e ish-bllokut, ku u vra Fabian Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë. Urdhër ndalimi është lëshuar për shtetasin Ajaks Boshnjaku, lidhje shoqërore e Ervin Matës, po ashtu i shpallur në kërkim. Burime pranë prokurorisë bënë me dije se Boshnjaku ka qenë i pranishëm në ambientet e lokalit gjatë ngjarjes. Ai është identifikuar pas analizimit dhe kqyrjeve të pamjeve filmike të kamerave të sigurisë pranë lokalit ku vra Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato. Aktualisht për ngjarjen po qëndrojnë në “arrest në burg” Martinaj dhe Hato, ndërsa në “arrest shtëpiak” Redi Popesku, ndërsa janë në kërkim Ervin Mata, Merviol Bilo dhe Fabio Allushi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!