Vrasja e Floyd, Amazon i ndalon policisë të përdorë teknologjinë e identitetit së fytyrës

schedule13:50 - 11 Qershor, 2020

schedule 13:50 - 11 Qershor, 2020

Amazon i ka ndaluar përkohësisht policisë të përdorë teknologjinë e saj për identifikimin e fytyrës. Vendimi do të jetë në fuqi për një vit. Arsyeja është se kjo teknologji rrezikon të shkelë të drejtat e njeriut dhe privatësinë, pasi mund të ketë probleme në bazë të moshës, racës dhe etnisë.

Shoqëria nuk ka dhënë një shpjegim konkret për vendimin, duke u mjaftuar me citimin e një rregullimi federal për normativa qeveritare më të ashpra për përdorimin etik  të kësaj teknologjie. Një vendim që pritet të marrë dhe mbështetjen e kongresit amerikan. Gjatë këtij viti shpresohet që senatorët të arrijnë të përditësojnë rregullat e përshtatshme.

Por vendimi i shoqërisë për bllokimin një vjeçar të përdorimit nga policia  të softuer-it të saj të identifikimit të fytyrës është rrjedhojë e frikës, së denoncuar nga aktivistët dhe grupet e të drejtave të njeriut, se forcat e rendit mund të përdorin teknologjinë për të identifikuar personat që marrin pjesë në protestat kundër dhunës së agjentëve pas vdekjes së George Floyd. Amazon bëri të ditur se do të lejojë përdorimin e kësaj teknologjie për të monitoruar punën në favor të vitkimave të trafikut të qenieve njerëzore dhe për të gjetur fëmijët e zhdukur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!