Vrasja e Fatbardh Licit, Apeli i Posaçëm nuk ndryshon masën e sigurisë, lë në burg Safet e Bajrin dhe Astmer Bilalin

schedule12:43 - 20 Mars, 2025

schedule 12:43 - 20 Mars, 2025

Gjykata e Apelit të Posaçëm la të pa ndryshuar masen e arrestit në burg për Safet Bajrin, kushëririn e tij Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin, të 3 të  arrestuar  për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018 në Shkodër. Në seancën e së enjtes që u zhvillua me dyer të mbyllura mësohet se Safet Bajri   ka mohuar përfshirjen e tij në këtë ngjarje.  Në lidhje me përgjimet e  prokurorisë  Bajri  ka pretenduar se ato nuk provojnë që ai të jetë një nga autorët e vrasjes.

“S’e kuptoj se si mund të quhen prova këto përgjime. Unë një nata para se të ndodhte ngjarja kam qënë në Tiranë në një restorant dhe më pas kam shkuar në diskotekë. Në mëngjes kam shkuar në banesën time në Shkodër. ”

Safet Bajri akuzohet nga prokuroria e posaçme për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018 në shkodër në bashkëpunim me Behar Bajrin dhe Astmer Bilali në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Vrasja e Fatbardh Licit ndodhi në gusht  të 2018-tës në qytetin e Shkodrës.  sipas prokurorisë, vrasja është  kryer pasi Behar Bajri dyshonte se Ibrahim Lici I afërmi I fatbardh Licit, ishte autor i ekzekutimit të  Boran Bërccanës në korrik të 2018-tës. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!