Vrasja e Elenës së vogël, asnjë shenje pendese nga e ëma: E çova në fushë dhe e lëndova, nuk doja ta shihja

schedule17:02 - 21 Qershor, 2022

schedule 17:02 - 21 Qershor, 2022

“E çova Elenën në këtë fushë dhe e lëndova. Nuk e mbaj mend mirë pse, u ktheva pas dhe nuk doja që ta shihja.” Kështu është shprehur 23-vjeçarja Martina Patti ndërsa rrëfente vrasjen e vajzës së saj 5-vjeçare, para hetuesve në Katania.

Lexo edhe: Kishte lënë pudingun gjysmë, detaje tronditëse nga vrasja e vogëlushes Elena, si e gënjeu nëna para se t’i merrte jetën

Sipas gjykatësit të çështjes, edhe pse ajo po mundohet t’i bëjë hetuesit të besojnë se ka vepruar në gjendje jo të kthjellët mendore, në fakt e reja mund të ishte arratisur nëse nuk do të ishte kapur.

“Elena, viktimë e një vdekjeje të përgjakshme dhe të ngadaltë, u vra nga një grua e cila në të gjitha fazat e vrasjes ka qenë me shumë mundësi në kapacitetin e saj të plotë mendor, në kushte fizike dhe psikologjike për aksion,” thuhet në raport.

Po ashtu, gjykatësi nënvizon se Martina nuk tregoi asnjë shenjë pendese.

“Ajo sajoi rrëmbimin me qartësi ekstreme dhe nuk tregoi asnjë shenjë pendimi. Të gjithë elementët tregojnë një paskrupulltizëm të veçantë, pandjeshmëri, mungesë absolute e pendesës.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!