Vrasja e Elenës, policia gjeti njolla gjaku në shtëpinë e Martina Pattit, nëna e vogëlushes mbahet nën vëzhgim në qeli

schedule10:48 - 20 Qershor, 2022

schedule 10:48 - 20 Qershor, 2022

ITALI- Policia po heton nëse Elena e vogël u vra në shtëpi qapo në fushën ku u gjet trupi i pajetë.

Gjurmët e gjakut janë gjetur në rrobat e nënës 23-vjeçare dhe në disa pjesë të shtëpisë, ndërsa arma e krimit nuk është gjetur ende.

Martina Patti, po mbahet nën vëzhgim në qeli dhe mediet italiane shkruajnë se “ajo nuk është e qetë.”

Të shtunën në mbrëmje, polici punoi mbi 6 orë, duke vëzhguar zonën pëllëmbë më pëllëmbë, me ndihmën  e droneve, madje edhe në fushën ku u gjet trupi i fëmijës. Por ende nuk ka asnjë gjurmë nga thika.

Gjurmët e gjakut

Sa i përket gjurmëve të gjakut,  hetuesit theksojnë se nuk mjaftojnë për të hedhur hipotezën se krimi ka ndodhur në shtëpi.

Ndoshta Martina i la gjurmët kur u kthye në shtëpi për tu ndërruar, para se të shpikte historinë e rrëmbimit.

Shtëpia ku jetonte e vogla Elena Del Pozzo

Në tavolinën e kuzhinës kishte ende një pjesë të pudingut që po hante fëmija para se nëna e saj ta çonte në fushë ku e vrau duke e qëlluar 11 herë me thikë.

Karabinierët morën thika të tjera kuzhine për të kontrolluar nëse ato përputhen me plagët në trupin e fëmijës.

Martina Patti ruhet në qeli

Ndërkohë Martina Patti e kaloi natën e saj të gjashtë në një qeli në burgun Piazza Lanza. Ajo ruhet nga afër nga policia e burgut nga frika se mund të kryejë ndonjë gjest vetëlëndues ose të burgosurit e tjerë mund ta sulmojnë .

Avokati i saj Gabriele Celesti, i cili tha se gruaja “nuk është e qetë ”, po vlerëson se cilat do të jenë strategjitë mbrojtëse për hapat e mëtejshëm të procedimit, pasi gjyqtari hetues ka vërtetuar arrestimin dhe ka caktuar masën e paraburgimit. Ky vendim është marrë pasi sipas gjyqtares Daniela Monaco Crea, e dyshuara “është e rrezikshme për shoqërinë dhe mund t’i rikthehet vrasjes, ndotjes së provave dhe ikjes” ./Abcneës.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!