Vrasja e Edmond Papës/ Gjykata cakton masën ‘Arrest në burg’ për Andrea dhe Julian Kalemin

schedule12:59 - 30 Gusht, 2024

schedule 12:59 - 30 Gusht, 2024

Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën ‘Arrest në burg’ për Andrea Kalemin dhe Julian Kalemin, për vrasjen e Edmond Papës në 16 dhjetor në zonën e Selitës në Tiranë.

Në qershor 2022, mbeti i vrarë në një shpërthim me eksploziv, Aleksandër Sadikaj. Pak muaj më vonë u ekzekutua në zonën e Selitës biznesmeni Edmond Papa, si shenjë hakmarrje për vrasjen e Sadikajt.

Më herët, Gjykata e Tiranës ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Andrew Bode. Gjatë seancës Bode ka mohuar akuzën, duke pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Edmond Papës në zonën e Selitës në vitin 2022.

Njoftimi i plotë: 

Gjykata e Shkalles se Pare, Juridiksioni i Pergjithshem Gjirokaster, shqyrtoi kerkesen e Prokurorise Gjirokaster, me objekt; vleresim arresti dhe caktimin e mases se sigurise per personin ne hetim A.K.

Ne perfundim te seances, gjykata vendosi:

  1. Vleftesimin e ligjshem te arrestimit ne flagrance, ne date 28.08.2024, te shtetasit A K., I dyshuar per kryerjen e veprave penale; “Mbajtje pa leje dhe prodhim I armeve, armeve shperthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve te gjuetise dhe sportive” dhe “Pastrimi i produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale”, parashikuar nga nenet 278/3 dhe 4, 280, si dhe 287/1 te Kodit Penal.
  2. Caktimin ndaj personit nen hetim Andrea Kalemi masen e sigurimit ” Arrest ne burg”, parashikuar nga neni 238 I Kodit te Procedures Penale.

Gjykata e Shkalles se Pare Juridiksioni i Pergjithshem Gjirokaster./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!