Policia ka ndarë detaje të tjera sa i takon vrasjes që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Elbasan. Sipas policisë ngjarja është e zbardhur dhe janë vënë në pranga dy persona. Në pranga u vu ish-ortaku i viktimës Xhino Ago dhe 52-vjeçari Kujtim Pisha, roja i karburantit për “Moskallëzim krimi”.
Policia gjatë hetimeve gjeti dhe sekuestroi dokumentet e shitblerjes së automjetet që u gjet i djegur në një fshat të Elbasanit, 3 celularë dhe 2 DVR.
Policia gjithashtu ka shpallur në kërkim dy persona, Marselo Arani 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe Armando Kola, 35 vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xh. A., i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit M. A./abcnews.al

