Vrasja e dyfishtë, zbardhet dëshmia e Lamajt: Nuk i njihja, kisha konflikt me pronarin e hotelit

schedule10:45 - 23 Qershor, 2020

schedule 10:45 - 23 Qershor, 2020

Zbardhet dëshmia e Eduart Lamajt i arrestuar si i dyshuar kryesor për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit.

Mësohet se ai se ka pranuar autorësinë e ngjarjes duke deklaruar se nuk ka pasur për qëllim t’i vrasë ata.

Ai ka deklaruar se ka pasur një konflikt të vjetër me pronarin e hotelit, ndërsa ka shtuar se nuk njihte asnjë prej viktimave dhe gjithçka ka ndodhur në sherr e sipër.

Lamaj u arrestua në një klinikë private ku mjekohej për plagën që kishte marrë në këmbë mbrëmjen e 31 Majit, gjatë shkëmbimit të zjarrit me palën tjetër.

Mësohet se Lamaj mjekohej prej dy javësh në këtë spital, ndërkohë që nga dita e atentatit ai ishte strehuar në banesën e motrës së tij në kryeqytet.

Pas daljes së përgjigjes së ADN-së, policia e kishte mbajtur në vëzhgim të dyshuarin për të studiuar lëvizjet e tij.

Policia njofton se janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim dhe tre bashkëpunëtorë të tjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!