“Armëmbajtja pa leje, është burim kriminalitetit. Rasti sot në Fresk është një prej tyre.” Kështu u shpreh ministri i brendshëm Taulant Balla, ndërsa apeloi për dorëzimin vullnetar të armëve.
“1997 moment që ka mbjellë përhapje të paimagjinueshme të armëve që nuk po merr fund fenomeni i armëmbajtjes pa leje, përjashtuar që kemi trafik armësh.
Armë mbajtja pa leje, është burim kriminalitetit. Rasti sot në Fresk është një prej tyre.
E kam nxitur dhe do vijoj ta nxis dorëzimin vullnetar të armëve.
Duhet të shkojmë përtej lehtësirave ligjore, duhen incentiva sociale që të pakësojmë sa të mundemi numrin e armëve pa leje.
Përvec pjesës së amnistimit të kemi edhe incentiva të tjera, që të nxisim qytetarët. Lufta ndaj armëmbajtjes është ilac i uljes së krimeve të rënda.” tha Balla.
Kujtojmë, se mëngjesin e kësaj të enjte vëllai vrau vallënë e më pas veten në zonën e Freskut, si pasojë e një konflikti për pronën që kishin në Bulqizë./abcnews.al