Roskoveci u trondit ditën e sotme pas të shtënave me armë zjarri. Dy vëllezër u ekzekutuan me armë, në fshatin Kurjan të Roskovecit në Fier.
Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj mbetën të vdekur pasi u qëlluan për arme zjarri.
Shkak për këtë ngjarje tragjike dyshohet se është bërë një konflikt pronësie. Autori i kësaj ngjarje është Altin Kuka, i cili më pas u vetëdorëzua në polici.
ABC News ka siguruar fotot e viktimave dhe autorit të krimit.
“Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, në rrethana ende të paqarta, shtetasi 49 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, dy shtetas. Shërbimet e Policisë po shoqërojnë në Komisariat, autorin e dyshuar të ngjarjes. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e dyshuar të krimit (armë zjarri automatike). Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.
/abcnews.al/