Policia e Gjirokastrës vendosi arrestin në kushte spitalore për autorin e vrasjes së dyfishtë të mërkurën në lagjen Palorto në Gjirokastër. 73 vjeçari Apostol Kosta akuzohet për vrasjen e Aleks dhe Afërdita Kostës. Autori pasi vrau çiftin, tentoi të vetëvritej dhe ndodhet në spitalin e traumës në Tiranë, në gjëndje të rëndë për jetën. Policia e cilëson që shkaku i konfliktit ka qënë për motive pronësie. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një automatik, pesë fishekë, 17 gëzhoja dhe nje granatë dore.
https://youtu.be/ynrqnod4GDg