Vrasja e dy vëllezërve Gramoz e Xhentil Bardhit në Krujë, prokuroria e Tiranës kërkon dënim përjetë për autorin e dyshuar

schedule12:28 - 25 Shtator, 2024

schedule 12:28 - 25 Shtator, 2024

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm të Roland Pulës, si autor i dyshuar i vrasjes së dy vëllezërve Gramoz e Xhentil Bardhi, ngjarje e ndodhur 4 vite më parë në fshatin Gramëz në Krujë.

Pula rezulton të jetë person me precedent të mëparshëm penal kryesisht në vjedhje dhe kultivim të lëndëve narkotike. Dy vëllezërit u qëlluan me kallashnikov ndërsa ndërruan jetë rrugës për në spital.

Organi i akuzës, përmes prokurorit Enklid Gjini, pretendon se ka dokumentuar përfshirjen e Pulës në ngjarjen e rëndë, duke kërkuar në gjykatën penale të Tiranës dënimin maksimal.

Ngjarja e 4 viteve më parë ndodhi pas sherrit që nisi në lokalin e fshatit, teksa autori u zuri pritë pranë shtëpisë në duke i qëlluar me breshëri dy vëllezërit./abcnews.al