ABC News publikon pamjet nga aksioni i Forcave Speciale të Policisë Shkodrës për gjetjen e trupave të dy të rinjve Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj të cilët dyshohet se janë vrarë pas konfliktit me djalin e xhaxhait të njërit prej tyre, Danjel Pepaj.
Ata kanë bërë një këqyrje të terrenit malor, me veshje speciale dhe automjete të posaçme për këtë lloj terreni. Efektivët vijojnë kërkimet në zonë për të gjetur armën e krimit.
Vilson Cutaj dhe Klement Pepaj u gjetën të pajetë në një zonë të pyllëzuar të Rrencit, që ndodhet rreth 3 orë në këmbë nga fshati Vrith, në Malësi të Madhe. Dy trupat u gjetën disa metra larg njëri tjetrit të ekzekutuar me kallashnikov./mv. abcnews.al