Vrasja e dy biznesmenëve në Laç, jepet masa e sigurisë për Eduart Lamajn

schedule17:10 - 26 Qershor, 2020

schedule 17:10 - 26 Qershor, 2020

Eduart Lamaj, i akuzuari si atentatori i Laçit që vrau dy biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji Markaj është lënë në burg.

Vendimi u mor gjatë seancës për dhënien e masës së sigurisë, nga Gjykata e Kurbinit.

Eduart Lamaj u arrestua 3 ditë më parë ndërsa mjekohej në fshehtësi në një nga klinikat private në Tiranë./abcnews.al