Vrasja e Devi Kasmit, policia ndalon një të dyshuar

schedule11:16 - 31 Janar, 2018

schedule 11:16 - 31 Janar, 2018

Një person rezulton i ndaluar deri tani pas atentatit mafioz që i mori jetën Devi Kasmit, dy ditë më parë në Tiranë. Ai është Mario Meshini, i dyshuar si i përfshirë në vrasje.

Dy ditë pas ekzekutimit të tipit mafioz të Devi kasmit Policia e kryeqytetit ndalon një person si dyshuar në vrasje.

Mario Meshini ndodhet në ambientet e policisë së Tiranës dhe prej ditës së martë vijon procesi i marrjes në pyetje. Sipas uniformave blu, ai është i dyshuar si i përfshirë në vrasje, ndërsa cilësohet si bashkëpunëtor kryesor i Domart Konjarit.

I riu akuzohet deri në këto moment nga polcia uniformat blu vetëm për “armbajtje pa leje”
Burimet konfirmojnë për ABC Neës se pas krimit policia ka gjetur një motor, i cili dyshohet se u larguan 2 autorët e vrasjes së Devi Kasmit.

Ndërkohë që vijojnë kërkimet për arrestimin e Domart Konjarit, i cili dyshohet se mund të jetë ai personi që ka porositur vrasjen e Devi Kasmit.

42-vjecari kishte pak kohë që ishte kthyer nga Spanja, ndërsa mësohet se atje ka tentuar të vrasë Domart Konjarin pas përplasjes për pazaret dhe zonat e tregtimit të kokainës.

Ndërkohë pas kontrolleve të ushtruara në banesën e Kasmit u gjetën 3 kg kokainë si dhe 100 gr LCD drogë e fortë. Gjithashtu në dhomën e gjumit të viktimës policia gjeti edhe një armë zjarri tip kallashnikov e fshehur poshtë krevatit.
Dy janë pistat që po heton policia dhe prokuroria e kryeqytetit, e para lidhet me prishje të pazareve të drogës dhe dyta ajo e hakmarrjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!